Nxirret nga lumi i Gjanicës automjeti si dhe trupi i shoferit, që humbi jetën nga aksidenti i paradites së sotme në aksin Fier-Ballsh.
Identiteti i shoferit nuk është bërë ende i ditur, pasi familjarët e tij nuk janë informuar ende për ngjarjen. Rezulton se pronari i automjetit tip “Ford”, nuk është përfshirë në aksident, pasi ia kishte lënë makinën dikujt tjetër. Viktima besohet të jetë një djalë i ri rreth moshës 30-vjeçare.
Zjarrfikësit hasën vështirësi në nxjerrjen e makinës nga lumi për shkak të rrymës së fortë, ndërsa dhe trupi ishte shumë e vështirë të nxirrej nga automjeti, i cili ishte dëmtuar rëndë.