Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar ditën e sotme se ditën e djeshme, me porosi nga lart ishte tentuar të pengohej takimi i tij me disa studentë.
thekson se askush nuk mund ta pengojë atë që të bisedojë me qytetarët e të dëgjojë zërin e tyre.
Ai shton më tej se populli shqiptar do të dëgjohet ndërsa u bën thirrje atyre që merren me kërcënime dhe ffrikësime të rishohin taktikat e tyre.
‘Ngjarjet e 24 orëve të kaluara janë një pamje e qartë e realitetit me të cilin përballet Shqipëria. Mbrëmë ishim të ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij kombi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona. Kjo është rruga jonë. Rruga e të dëgjuarit, e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.
Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart.
Në fakt kjo është rruga tjetër, ajo e frikësimit dhe intimidimit. Si shërbyes publik, nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqytetarëve të mi dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.
Unë u bëj thirrje atyre që merren me kërcënime dhe frikësime, të rishqyrtojnë taktikat e tyre. Populli shqiptar do të dëgjohet!’ – shkruan Basha.