Vendosni fjalën kyçe....

Bora zbardh vendin, Autoriteti Rrugor paralajmëron drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes


Dita e sotme ka shënuar përkeqësim të kushteve të motit, gjë që ka sjellë dhe përkeqësim të qarkullimit rrugor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka tërhequr vëmendjen sot drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë shuë kujdes në ato segmente ku këshillohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të dëborës.

SITUATA

Rajoni Verior

Në rajonin verior gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore
Qarkullimi në të gjitha segmentet e këtij qarku kryhet pa zinxhirë 
Në segmentin Kuben-Vasie, Qafë e Buallit-Krastë, Ura e Cerenecit-Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i tyre në segmente të vogla, si pasojë e borës që sjell era në rrugë,  kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha akseve.

Rajoni Qendror

Në rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik-Steblevë, kontraktorët e mirëmbajtjes, po punoj për pastrimin e plotë të të gjithë segmenteve të këtij Rajoni.

Rajoni Jugor
Reshjet e borës në Qarkun e Korces kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla.
Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim,

Të gjithë kontraktorët janë në terren me mjete e punëtorë për pastrimin e akseve rrugore dhe monitorimin e situatës rast të përkeqësimit të motit.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përgjatë natës, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *