Komisioni i Disiplinës vendosi në mbledhjen e sotme të pezullojë me 8 ndeshje futbollistin e Bylisit Jurgen Goxhën për sjellje antisportive kundër arbitrit në sfidën me Vllazninë e përfundur 2-2.
Në vendimin e publikuar së fundmi, zbardhet se dhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj është pezulluar me 2 takime për gjuhë antisporitve të përdorur pas takimit Bylis-Vllaznia 2-2.
Pa ndëshkim nuk ka shpëtuar as Tirana, e cila është gjobitur me 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve.