Vendosni fjalën kyçe....

Efekti “Super Bowl” – Kënga e Shakirës renditet e para në klasifikime 19 vjet pas publikimit


Kënga e saj “Whenever, Whereever” u publikua 19 vjet më parë. Por kurrë nuk ka qenë më e klikuar se sot, falë performancës së Shakirës në shfaqjen e të dielës në Super Bowl.

Siç shkruan Daily Mail, kënga arriti në numrin një në grafikun e këngëve të “iTunes Top 100” këtë javë, një pozicion që nuk e arriti kurrë as në kulmin e saj.

Kënga arriti në numrin gjashtë në tabelat e Billboard në fillim të viteve 2000. Në dhjetëshen e parë të kësaj jave, ishin dhe hite të tjera të këngëtares kolumbiane  si: Hips Don’t Lie” (në vend të 3-të), Waka Waka (në vend të 5-të) dhe She Wolf (në vend të 8-të).

Kjo është një javë e madhe për karrierën e 43-vjeçares, e cila së bashku me Jennifer Lopez dhanë një shfaqje në Super Bowl, në Miami.

Po ashtu, të hënën Shakira njoftoi se do të fillojë një turne botëror në vitin 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *