Vendosni fjalën kyçe....

I doli para një fëmijë, autobusi i linjës Skrapar-Tiranë përfundon në kanal (VIDEO)


Një fëmijë i ka dalë para dhe shoferi i një autobusi në tentativë për të shmangur përplasjen, ka përfunduar në kanal me gjithë pasagjerë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth ores 07:00, në afërsi të rreth rrotullimit të Poshnjës në Urë-Vajgurore.

Autobus me pasagjerë ishte i linjës Skrapar-Tiranë. Shoferi i autobusit ka bërë një frenim të detyruar pasi i ka dalë përpara një fëmijë, mirëpo gjatë frenimit autobusi ka rrëshqitur dhe është përmbysur në kanal.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar mes pasagjerëve, të cilët kanë dalë jashtë dhe janë larguar me mjete të tjera drejt destinacioneve për ku ishin nisur.

Shoferi i autobusit ndërkohë do të shoqërohet nga policia për të dhënë deklarimet e tij për ngjarjen. Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës dhe frenimit të detyruar të autobusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *