Vendosni fjalën kyçe....

Kroçera japoneze në karantinë, 10 prej pasagjerëve të infektuar nga koronavirusi


Të paktën 10 njerëz që ndodhen në bordin e një anije lundrimi në portin japonez të Yokohama, janë prekur nga koronavirusi.

Deri më tani janë testuar për koronavirus pothuajse 300 nga 3,700 njerëzit që ndodhen gjithsej në kroçerën e quajtur “Princesha Diamond”. Numri i të infektuarve mund të rritet ndërsa testimi i ekuipazhit vazhdon, shkruan BBC.

Testimet e personave në bord filluan pasi një burrë 80-vjeçar në Hong Kong, që kishte qenë në anije muajin e kaluar, u infektua nga virusi.

Të 10 rastet e konfirmuara janë mbi moshën 50 vjeçare.

Katër janë në të 50-at e tyre, katër janë në të 60-at e tyre, një është në të 70-tat, dhe një tjetër është në 80-tat. Dy prej tyre thuhet se janë japonezë dhe se asnjëra nuk është në “gjendje të rëndë”.

Ministri japonez i shëndetësisë, Katsunobu Kato tha se rastet e konfirmuara ishin midis 31 rezultateve nga 273 personave të testuar deri më tani.

“Ne i kemi nxjerrë ata që u testuan pozitivë të zbresin nga anija dhe … po i dërgojmë në organizata mjekësore”– tha ai në një konferencë shtypi.

I moshuari që rezultoi i infektuar në Hong Kong, besohet të jetë burimi i përhapjes së virusit në anijen e lundrimit. Ai hipi në kroçerë më 20 janar në Yokohama, Japoni dhe zbriti në Hong Kong më 25 Janar. Ai vetëm më vonë  u zbulua se ishte prekur nga virusi.

Zyrtarët në anije filluan të kontrollonin pasagjerët të hënën në mbrëmje, dhe anija u vendos nën karantinë të ditën tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *