Vendosni fjalën kyçe....

Kushëriri tërheq denoncimin, Vladimir Gjuta lirohet nga burgu


Lirohet nga paraburgmi Vladimir Gjuta, i cili u arrestua më 4 janar të këtij viti, pasi u akuzua se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët.

Kushëriri i dhunuar e tërhoqi denoncimin, duke bërë që gjykata të vendosë për lirimin e tij.

Vladimir Gjuta nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi në 2015-ën është arrestuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Një vit më vonë, në 2016-ën, Vladimir Gjuta fitoi lirinë dhe i lirua nga akuzat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *