Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen nga burgu ish-krerët e komunave Farkë e Kashar e 13 të tjerë, u arrestuan pas tërmetit


Janë liruar nga burgu dy ish-krerët e komunave të të Farkës e Kasharit si dhe disa zyrtarë e ish-zyrtarë, të cilët u ndaluan pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ta duke i lënë në detyrim paraqitjeje.

Mes tyre janë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe ai i Farkës, Fatbardh Plaku.

Masat e reja të sigurisë

  1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje
  2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje
  3. Faik Fejzo, detyrim paraqitje
  4. Hodo Gjoni, detyrim paraqitje
  5. Naim Shehi, arrest në shtëpi
  6. Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi
  7. Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi
  8. Shefqet Doda, detyrim paraqitje
  9. Mehmet Felahi, detyrim paraqitje
  10. Agim Eski, detyrim paraqitje
  11. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje
  12. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje
  13. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
  14. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje
  15. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *