Vendosni fjalën kyçe....

Makina rrëzohet në lumin Gjanica, humb jetën shoferi


Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm para pak minutash në aksin Fier-Ballsh. Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Gjanica.

Shoferi i mjetit i cili nuk është identifikuar ende, raportohet se ka humbur jetën. Ai besohet të jetë rreth moshës 30-vjeçare.

Automjeti ndodhet ende në lumë dhe rryma e ujit është e fortë, por uniformat blu  dhe zjarrfikësit po punojnë për ta nxjerrë nga aty. Trupi i pajetë vijon në makinë dhe efektivët s’mund ta nxjerrin për shkak se automjeti ka marrë dëmtime të mëdha në anën e shoferit.

(Lajmi në përditësim)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *