Një sulm i armatosur në në qytetin perëndimor Uruapan të Meksikës la nëntë viktima, duke përfshirë fëmijë, raportojnë media lokale.
Katër të mitur mes moshave 12 dhe 14 vjeç ishin mes të vdekurve, ndërsa njëri i mbijetoi sulmit me një lëndim të lehtë, sipas faqes së lajmeve ‘QS Noticias’.
Hetuesit thanë se sulmi me armë në shtetin Michoacan ishte rezultat i një konflikti midis dy karteleve të drogës – Los Viagra dhe Jalisco Neë Generation, një nga bandat më famëkeqe të drogës në Meksikë.
Sulmi ndodhi disa ditë pasi policia arrestoi një drejtues lokal të dyshuar të Los Viagra, Luis Felipe Barragan.
Në më pak se tre ditë, gjithsej 20 njerëz u vranë në Uruapan. Të dielën, 11 trupa u gjetën në një varr masiv pranë lagjes Zumbidito.