Nga plagosja në Shkodër ku mbeti e plagosur në rrethana të paqarta një vajzë 35-vjeçare, policia ka dhënë detaje.
Sipas policisë në pedonalen e qytetit është plagosur shtetasja L.J 35-vjeç e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve”- njofton policia.