Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar, për shkak se vëllai i tij e akuzon se e ka kërcënuar me vrasje.
Policia e Tiranës thotë se ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një ngjarje që mund të kishte rezultuar fatale, pasi një person kishte marrë një armë zjarri dhe kishte kërcënuar të vëllain.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:
-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarakë.