Vendosni fjalën kyçe....

Prostitutat kineze ankohen se po diskriminohen: Klientët na shohin sikur jemi ne virusi


Punonjësit e seksit me origjinë kineze, pretendojnë se po diskriminohen për shkak të koronavirusit dhe po zgjedhin të gënjejnë për profilin e tyre në mënyrë që të kenë më shumë punë.

Siç shkruan Daily Mail, punonjëset e seksit në Zelandën e Re po zgjedhin të ndryshojnë kombësinë e tyre në reklamat që kanë në internet dhe të ulin çmimet.

Një punonjëse seksi kineze e cila nuk dëshironte të identifikohej, tha për “NZ Herald” se ajo gjithashtu i ka ulur fitimet e saj në gjysmë dhe ka ndryshuar kombësinë në reklamë.

Megjithë uljen e fitimeve të saj nga 180 në 90 dollarë, gruaja ende pretendon se ka humbur më shumë se 50% të biznesit të saj, që nga shpërthimi i koronavirusit.

Sipas saj, biznesi nuk i ka ecur kurrë kaq keq sa tani.

Njerëzit po refuzojnë të paguajnë për shërbimet e saj pavarësisht se ajo është një qytetare e Zelandës së Re, që nuk është kthyer në Kinë për tetë vjet.

Gruaja thotë se klientët nuk e shohin të ndryshme “nga dikush që sapo është kthyer nga Wuhan-i”.

“Unë nuk e përmend që unë jam kineze dhe ofroj një zbritje të madhe, por klientët po na shmangin sikur ne të jemi virusi”- tha punonjësja e seksit.

Sipas aktivistes, Dame Catherine Healy kjo është një ‘kohë shqetësuese’ për punonjësit e seksit.

Kolektivi i Prostitutave në Zelandën e Re, i ka paralajmëruar punonjësit e seksit të ndjekin masat paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetit.

Punonjësja seksuale, Lisa Lewis, tha se asaj i duhet të kontrollojë klientët nëse kanë simptoma të ftohjes ose gripit.

“Unë i kam bërë ata të bëjnë dush para meje, ku unë vendos sapunin që kam blerë mbi ta për të siguruar ruajtjen e higjenës, dhe nuk i puth klientët”– tha Lewis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *