Qeveria ka zbuluar sot shifrën zyrtare se sa ka shkuar dëmi i shkaktuar nga tërmeti i 26-nëntorit. Sipas ministrit Bledi Çuçi, fatura zyrtare e dëmeve shkon në 985 milionë euro.
“Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit u prekën 202291 persona nga 11 bashki të vendit. Një kontribut i madh erdhi nga miqtë ndërkombëtarë. Vetëm një javë pas tërmetit qeveria kërkoi mbështetjen e BE-së, OKB-së dhe BB për një proces për të identifikuar dëmet dhe nevojat. 60 ekspertë të huaj dhe vendas dhe zyrtarë shqiptarë e përfunduan raportin në 30 janar. Është punuar me ritëm të lartë. 50 mijë ndërtesa verifkuan dhe u verifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. U zhvilluan edhe katër anketa për nevojat socio-ekonomike. Dëmet janë 98.574.906”.- tha Çuçi.
Çuçi shtoi se ky dokument s’është shterues por do shërbejë si udhërrëfyes për programin e rindërtimit. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama pak kohë më parë i pati thënë ministrit Luigi Di Maio, gjatë vizitës së tij në Itali, se fatura e dëmeve shkonte diku në rreth 1 miliardë euro.
Tërmeti i fuqishëm i kushtoi jetën e 51 personave dhe la mijëra të tjerë pa shtëpi./Hashtag.al