Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në Arabinë Saudite gripi i shpendëve, i rrezikshëm për njerëzit


Një shpërthim i një virusi veçanërisht infektiv të gripit të shpendëve është raportuar në Arabinë Saudite, paralajmëron Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), teksa bota lufton të frenojë përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës të Kinës.

Përhapja ndodhi në rajonin qendror Sudair, që ndodhet rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit të vendit, Rijad. Sëmundja vrau më shumë se 22,000 zogj, tha OIE, duke cituar Ministrinë Saudite të Bujqësisë.

Më shumë se 385,000 zogj u masakruan gjithashtu si masa paraprake.

H5N8 që u zbulua në Arabinë Saudite, më parë konsiderohej jo veçanërisht ngjitëse për njerëzit. Megjithatë, kohët e fundit është deklaruar se virusi është bërë gjithnjë e më shumë patogjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *