Vendosni fjalën kyçe....

“Taksa ndaj mallrave serbe zëvendësohet me reciprocitet politik, ekonomik e tregtar” – Kurti


Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka deklaruar sot se taksa 100 përqind ndaj mallrave serbe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

Në një konferencë për mediat pas takimit me shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Kurti ka thënë se parimi për marrëdhënie konstruktive do të jetë princip pune.

‘Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën në të njëjtën fjali asnjëherë, edhe për shkaqe historike, edhe për arsye aktuale. Ne konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik e tregtar si zëvendësim për tarifën 100 për qind. Edhe LDK-ja, edhe VV-ja, mbi 60 për qind të votave në Kosovë në mesin e shqiptarëve, ishin me parimin e reciprocitetit. Edhe ata që sot janë në opozitë apo që s’na votuan mund të mos pajtohen me ne për gjëra të ndryshme, por për reciprocitetin janë pro. Këtë parim për marrëdhënie konstruktive do ta ketë princip pune’, ka thënë Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *