Është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, Ardian Doçi.
Ditën e djeshme policia i sekuestroi disa pasuri ndërsa një ditë më parë, Doçi deklaroi se do kthehej në Shqipëri pas sekuestrimit të pronave.
Ardian Doçi është vëllai i Gentian Doçit, të cilin policia e akuzon si një organizatorët e pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës në Kamzë. Në kërkim për rrëmbimin e vrasjen e Jan Prengës janë Aldo Majnishta e Artan Doçi.