Vendosni fjalën kyçe....

Zënka me Messin, Eric Abidal i shpëton shkarkimit pas takimit me Presidencën


Eric Abidal do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e sekretarit teknik të Barcelonës, duke i shpëtuar kështu shkarkimit nga posti përkundër dramës që e shkaktoi në klub me komentet që e zemëruar kapitenin Lionel Messi.

Mundo Deportivo, gazeta e afërt me klubin katalonas, njofton se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka vendosur kundër shkarkimit të Abidalit, pas një takimi që zgjati dy orë mes tij dhe francezit.

Vendimi i Bartomeut vjen pas dramës që Abidal dhe Messi e shkaktuan në publik.

Ylli argjentinas i reagoi ashpër dhe publikisht francezit, i cili i kishte fajësuar lojtarët për shkarkimin e Ernesto Valverdes nga posti i trajnerit muajin e kaluar.

Në intervistë për mediat lokale, francezi la të kuptohej se një pjesë e lojtarëve të Barcelonës nuk po luanin siç pritej prej tyre nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde dhe çuan nw shkarkimin e tij.

“Shumë futbollistë nuk ishin të lumtur dhe nuk punonin shumë dhe po ashtu kishte probleme me komunikimin brenda grupit”, kishte thënë Abidal.

Valverde u shkarkua nga posti në janar pas humbjes në Superkupë kundër Atletico Madridit, dhe Quique Setien zuri pozitën e tij.

Por Messit duket se nuk i kanë pëlqyer komentet e Abidalit, pasi argjentinasi i ka bërë thirrje ish-bashkëlojtarit të vet të flasë me emra ose të mos bëj fare komente për skuadrën.

“Sinqerisht, mua nuk më pëlqen ta bëj këtë, ama mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për punën e vet dhe ta marrin përgjegjësi për vendimet e veta”, shkroi Messi në Instagram.

“Mendoj se kur flet për lojtarët, duhet të thuash emra sepse ndryshe po ia njollos emrin secilit dhe po i ushqen thashethemet që shpërndahen dhe nuk janë të vërteta”, përfundoi argjentinasi.

Bartomeu – i cili ndodhej në Bruksel kur ndodhi e tëra, ka biseduar me Messin dhe Abidal për t’i dëgjuar versionet e të dyve.

Ai ka ardhur në përfundim se francezi duhet ta mbajë postin e sekretarit teknik, pasi ka sqaruar gjithçka me të në takimin e së mërkurës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *