Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima nga sulmi ndaj protestuesve në Irak


Numri i viktimave nga sulmet e kryera nga mbështetësit e klerikut shiit Muqtada al-Sadr kundër protestuesve irakenë në provincën qendrore të Irakut të Najaf-it ka shkuar në 11, tha një burim mjekësor të enjten.

‘Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve u qëlluan me armë zjarri e thika’, tha burimi, i cili punon në Spitalin Al-Sadr në Najaf.

Ai shtoi se më shumë se 120 njerëz u plagosën në sulme. Nga ana e tij, një burim sigurie në Komandën e Policisë së Najaf-it i tha Agjencisë Anadolu se forcat e sigurisë antiterror ishin vendosur në mes të qytetit për të kontrolluar përshkallëzimin e situatës.

Përkrahësit e Al-Sadr, të njohur edhe si ‘Kësulat Blu’, të mërkurën vonë sulmuan protestuesit në Najaf, dukeu vënë flakën tendave të të ngritura nga protestuesit.

Ndërkohë, në Babil, një person u vra pasi ‘Kësulat’ sulmuan protestuesit në qytetin qendror të Irakut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *