Me Vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria i ka dhënë 194 milionë (të vjetra) nga fondi për Rindërtimin” Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për krijimin e një portali në internet.
Me këtë shumë lekësh AKSHI do ndërtojë një portal unik i cili do shërbejë për procesin e rindërtimit.
“Efekti financiar total prej 19.440.360 lekësh do të përballohet nga ‘Fondi për rindërtim’, miratuar nga buxheti i vitit 2020 dhe do të përdoret nga AKSHI”.
Për zbatimin e vendimit do të ngarkohen Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)”-thuhet në vendim.
Nëpërmjet këtij portali, qytetarët e prekur nga tërmeti do mund të kenë hapësirë të aplikojnë për rindërtimin e banesave të tyre.