Vendosni fjalën kyçe....

“Po e ndjek nga afër” – Ambasadori i BE-së flet për OFL-në


Ambasador i BE-së në Tiranë, Soreca, ka thënë nga Vlora se po e ndjek nga afër Operacionin Forca e Ligjit. Ai tha ndër të tjera se ky operacion tregon vullnet politik për trajtimin e problemit.

‘Përsa i përket operacionit Forcat e Ligjit, ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë dhe ne besojmë se logoja ‘ndiq paranë’ është mënyra më ë mirë për t’u adresuar drejt këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Megjithatë, mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji.’ – tha Soreca.

AI shtoi se është e rëndësishme që operacioni të ndiqet nga SPAK duke pohuar se javën që vjen do ketë një takim me drejtuesit e prokurorisë speciale.

‘Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjekë natyrisht parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shumë e rëndësishme që kjo platformë të ndiqet nga SPAK. Jam në kontakt të përgjithshëm me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *