Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar videon e radhës në adresën e tij në ‘Facebook’, ku i shfaqet papritmas në derë një qytetari.
Ai i thotë se nuk ka shkuar as për fushatë e as për zgjedhje, por për të biseduar.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarin e zënë në befasi, Basha i kërkon atij t’i hapë frigoriferin: “Tani një pyetje fare intime, këtë e keni në dorë vetë të më thoni po ose jo. A mund t’i hedh një sy frigoriferit?”
Basha hapi frigoriferin, i cili kishte brenda vetëm pak gjëra.
“Është fund muaji”- përgjigjet qytetari i vënë në siklet.
Pasi Basha i kërkoi ndjesë që i shkoi papritmas në mes të ditës, qytetari i përgjigjet: “U ndjeva njëcik në siklet se isha rrëmujë, jo për gjë tjetër”.