Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kur të vijmë në pushtet do hetojmë të gjitha PPP-të


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë komunikimit drejtpërdrejt këmbënguli se programi i tij ‘Ndiq paranë’ do të jap zgjidhje njëherë e mirë koncesioneve dhe PPP-vë që sipas tij, po varfërojnë xhepat e qytetarëve.

Pyetjes se çfarë do të bëjnë me PPP kur të vijnë në pushtet, Basha tha se do të hetohen të gjitha.

‘Do të hetohen të gjitha PPP nga e para tek e fundit. Parimi ‘Ndiq Paranë’ do të merret pikërisht me të. Kushdo që ka përdorur paratë e shqiptarëve për të pasuruar xhepin e tyre do të ndiqen dhe do i kthehen shqiptarëve’ tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *