Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Votimi elektronik prioritet i Reformës Zgjedhore


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj disa pyetjeve të qytetarëve në bashkëbisedimin drejtpërdrejt nëpërmjet Facebook-ut.

Basha deklaroi se votimi elektronik si edhe numërimi janë prioritet i Reformës Zgjedhore ndërsa zgjedhjet e parakohshme është kërkesa parësore e opozitës që ai drejton.

A do garantoni votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme?

Po votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritet për Reformën Zgjedhore janë në tryezën e punës.

A do ketë zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri teknike?

Kjo është një kërkesë e jona që të ketë një parlament legjitim dhe të ketë rregulla të barabarta loje. Duhen zgjedhje të parakohshme dhe të ketë një qeveri teknike pa këtë kryeministër, pasi janë kapur në përgjime dhe në vjedhje të votave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *