Sulmuesi suedez mund të jetë i gatshëm për derbin me Interin, pasi mungoi në ndeshje me Veronën shkaku i sëmundjes
Zlatan Ibrahimovic është duke vrapuar kundër kohës.
Sulmuesi suedez është duke u munduar ta bëjë të pamundurën për të qenë prezent në derbin e fundjavës ndaj Interit.
Veterani i sulmit i mungoi Milanit në barazimin 1:1 me Veronën shkaku i gripit.
38 vjeçari ka ushtruar i vetëm gjatë kësaj jave, por dëshiron të jetë pjesë e ndeshjes së madhe të dielën mbrëma.
Prezenca e Ibrës në fushë do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, si për motivimin e bashkëlojtarëve, ashtu edhe për kontributin e tij në sulm.
Që prej rikthimit në San Siro në fillim të janarit, suedezi u ka dhënë impuls Kuqezinjve.