Numri i personave të infektuar me koronavirus në bordin e anijes në Japoni është dyfishuar brenda natës. Por pavarësisht virusit vdekjeprurës pasagjerët janë filmuar duke biseduar nëpër ballkonet e tyre.
Siç shkruan Daily Mail, dhjetë njerëz të tjerë rezultuan pozitivë pas testeve për virusin të enjten, duke e çuar në 20 numrin në total të pasagjerëve të infektuar.
Autoritetet japoneze kanë testuar 273 njerëz në mesin e 3.700 pasagjerëve dhe ekuipazhit, pasi një njeri që zbriti nga anija muajin e kaluar, u prek nga koronavirusi.
Anija “Princesha Diamante”, e cila është urdhëruar të qëndrojë në port për 14 ditë, vendosi për të larguar pasagjerët e sëmurë këtë mëngjes.