Vendosni fjalën kyçe....

FIFA zhbllokon merkaton e Flamurtarit pas pagesës 80 mijë euro detyrime ndaj lojtarëve


Flamurtari përkohësisht zgjidh çështjen e borxheve që e lan të ngrirë në merkaton e dimrit. 80.000 euro janë paguar prej ditësh tashmë, por FIFA me sa duket nuk është mjaftuar me gjetjen e parave.

Mungesa e lidhjes së firmave që kanë bërë transfertat me Flamurtarin kanë qenë ngërci kryesorë, ndërkohë që nga nesër FIFA pritet të japë dritën jeshile që Flamrutari të regjistrojë lojtarët e rinj të cilët vijnë me statusin e lojtarit të lirë, pa klub.

Ndërkohë detyrimet e paguara ishin më emergjentet, pasi tek Flamurtari nuk janë paguar as lojtarët e trajneri i një sezoni më parë, për këtë Idrizi ka një batutë, raporton Top Channel.

Por realiteti i ngrin buzëqeshjen çdo vlonjati, edhe pse mungon zyrtarizimi, Flamurtari është një nga tre skuadrat që do të humbasë Superligën në sezonin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *