Vendosni fjalën kyçe....

Finlanda do t’i japë baballarëve leje lindjeje 7-muaj, njëlloj si nënave


Qeveria e udhëhequr nga gratë në Finlandë, planifikon t’u japë baballarëve të njëjtën sasi të pushimeve prindërore siç aktualisht funksionon për nënat.

Siç shkruan Daily Mail, leja e lindjes për baballarët e rinj është caktuar të zgjatet për gati shtatë muaj, njësoj sa nënat.

Sipas qeverisë së udhëhequr nga Sanna Marin, reforma rrënjësore ka për qëllim promovimin e barazisë dhe të nxisë rritjen e numrit të lindjeve.

“Kjo mundëson barazi më të mirë midis prindërve dhe diversitet midis familjeve,” tha ministrja e Shëndetësisë, Aino-Kaisa Pekonen.

Gjysma e pushimit prindëror do të jetë e transferueshme mes prindërve, ndërsa gratë shtatzëna gjithashtu kanë të drejtë  edhe për një muaj pushim shtesë përpara datës së duhur.

Koalicioni i pesë partive të udhëhequra nga gratë në Finlandë, katër prej të cilave janë më të reja se 35-vjeç, e ka bërë barazinë gjinore një përparësi.

Pekonen, tha se një shpërndarje më e barabartë e roleve shtëpiake zvogëlon rrezikun e divorcit. Kryeministrja Marin muajin e kaluar bëri thirrje që shtetet dhe kompanitë të bëjnë më shumë për të siguruar që gratë trajtoheshin në mënyrë të drejtë.

Përveç kësaj, Finlanda dëshiron të rrisë shkallën e lindjes pasi numri i të porsalindurve ka shënuar rënie me rreth një të pestën nga viti 2010 në 2018-ën. Në vendin që ka rreth 5.5milion banorë, në 2018-ën kanë lindur vetëm 47.577 foshnje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *