Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet që nxjerrin jashtë loje presidentin, në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë e të SPAK-ut


Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet e propozuara nga tre deputetët socialistë, nga tre deputetë të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, Edmond Leka dhe Abnor Shameti, në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Këto propozime synojnë që të nxjerrin jashtë loje presidentin, në rastin e betimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe prokurorëve të SPAK-ut, të cilëve u jepet e drejta ta bëjnë betimin me shkrim si në rastin e Arta Vorpsit, në rast se presidenti nuk i pranon.

Maxhoranca kërkon ndryshimin e nenit 61 të ligjit, i cili në pikën 2 parashikonte që mandati i anëtarëve të SPAK-ut dhe Gjykatës së Lartë “fillon ditën kur bëhet ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës. Data e betimit i njoftohet dhe Këshillit dhe përfshihet në dosjen personale”.

Kjo pikë është ndryshuar. Projektligji parashikon që betimi i anëtarë të Gjykatës së  Lartë organizohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor brenda 10 ditëve. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Projektligji ndryshon gjithashtu edhe pikën 2 të nenit 37 të ligjit, duket saktësuar që ceremonia e betimit të prokurorëve organizohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë brenda 10 ditëve. Nëse ky propozim miratohet nga Kuvendi, i heq të drejtën presidentit të vendit të organizojë ceremoninë e betimit për anëtarët e SPAK-ut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *