Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon Kryekomisionerin për Sigurinë Kombëtare në Senat: SHBA-ja faktor kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor


Kreu i Shtetit Ilir Meta gjatë vizitës zyrtare në ShBA zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ron Johnson.

Meta shkruan pas takimit se Shqipëria beson në angazhimin e ShBA-së në Ballkanin Perëndimor .

Një pritje e ngrohtë në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën, Senatori Republikan, z.Ron Johnson.
Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor
”-shkruan Presidenti Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *