Vendosni fjalën kyçe....

Meta takon sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo (VIDEO)


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka folur pas takimit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo. Meta thotë se i ka konfirmuar Pompeos se Shqipëria do të vijojë të jetë një shembull i harmonisë fetare.

“I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare. I nderuar të merrja pjesë në darkën zyrtare të organizuar në Departamentin e Shtetit, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, me Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirive Fetare.
Unë konfirmova në fjalën time se Shqipëria do vazhdojë të jetë shembull i harmonisë ndërfetare dhe një mbështetëse aktive e Aleancës.
Së bashku me SHBA dhe partnerët tanë, përmes Deklaratës së Parimeve, forcuam angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e lirisë së besimit, si një e drejtë themelore e njeriut dhe për të kundërshtuar çdo forme dhune e shkelje të saj, kudo që të shfaqet.”- shprehet Meta.

Jo vetëm presidenti, por edhe kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në një vizitë zyrtare, ku gjithashtu është takuar me Pompeon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *