Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot për herë të parë në lidhje me tenderin që i është dhënë gruas së Agim Kajmakut, në kohën kur ky i fundit ka qenë në kërkim.
Lleshaj u shpreh se e kanë sulmuar shumë, por ai nuk ka firmosur asnjë tender, duke e hedhur fajin tek punonjësit, por këta të fundit i justifikoi duke thënë se janë burokrat dhe shikojnë vetëm procedurat.
Deklaratat ministri i Brendshëm i bëri në emisionin “Open” në Top Channel duke komentuar edhe nismën “antiKÇK”.