Aktori njohur i Hollivudit, Kirk Douglas, ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeç.
Aktori i skenës dhe ekranit ishte i mirënjohur për një varg rolesh, përfshirë Spartakun në vitin 1960, në të cilin luajti personazhin kryesor.
Lindur në Nju Jork në 1916, ai spikati gjatë ‘epokës së artë’ të Hollivudit, duke fituar nominimin e tij të parë për Oskar për filmin Kampioni në vitin 1949.
Douglas ka fituar një sërë çmimesh gjatë karrierës së tij 70 vjeçare në kinematografi ndërsa ka luajtur më shumë se 90 role. Njoftimin për vdekjen e tij e dha i biri, aktori Michael Douglas.