Një qytetar ka denoncuar lirimin e një personi të dënuar me 15 vjet burg për trafik heroine.
Mesazhi tij është publikuar nga ish-kryeministri Berisha, ku ndër të tjera thuhet se Molla është dënuar në vitin 2018 më 15 vite burg.
Sipas denoncuesit, Molla ka lidhje shumë të forta me Partinë Socialiste në Lezhë, ndërsa thuhet gjithashtu se në përgjime emri i Mollës ka dalë për pagesa mbi 150 mijë euro për transferimin e prokurorit të çështjes.
‘Del nga burgu trafikanti i denuar ne vitin 2018 me 15 vite burg. Implikohet narkoqeveria dhe kreu i KCK. U paguan 150000€ per te transferuar prokurorin qe vazhdonte hetimet! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Ne vitin 2018 Jurgen Molla u denua me 15 vite burg per trafik nderkombetar Lendesh narkotike te tipit Heroine. U zbulua nga sherbimet partnere te DEA amerikane… Sot ne 2020 eshte i lire… Asnje media nuk guxon te flase per kete fakt. Ju lutem demaskojeni kete maskarade pasi po bejne burg njerezit e varfer dhe te pamundur.
E kokat e krimit po behen gati per krimet e rradhes. Ka lidhje shume te forta me te majtet ne Qytetin e Lezhes poor edhe ne qeveri. Njihet publikisht si financues dhe mbeshtetes i tyre…Nuk kam info se si mund te jete liruar. Por nga 15 vite burg,te dale per me pak se 2 vite,kjo eshte e pakuptimte…
Fale aktivitetit te tij kriminal,ka arritur te investoje ne fushen e ndertimit dhe hidrokarbureve. Gjate kohes qe ka qene ne burg,biznesin e drejtonte vellai i tij…Ky ka dale ne pergjime,per pagesa mbi 150.000 € per te transferuar prokurorin. Pasi nuk po e korruptonin dote dhe po u hapte telashe me hetimet.’ – shkruhet në denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri.