Presidenti amerikan Donald Trump u lirua dje nga akuzat kundër tij në Senat, duke i dhënë fund gjykimit dhe hetimit katër mujor.
Këtë presidenti Trump e festoi me një videoi meme nga qershori i vitit të kaluar ku thuhet se Trump do të fitojë zgjedhje pas zgjedhjeje, duke mbetur si president përgjithmonë. Në fund videoja mbyllet me mbishkrimin: “Trump4Eva” ose “Trump Përgjithmonë”.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) February 5, 2020
Pas vendimit në Senat, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham e gjuajti të gjithë procesin e gjykimit të presidentit si një gjueti shtrigash.
“Kjo ishte një tjetër gjueti shtrigash që privoi Presidentin nga të drejtat e tij të procesit të rregullt dhe bazohej në një seri gënjeshtrash. Presidenti është i kënaqur të vendosë në të kaluarën këtë kapitull të fundit të sjelljes së turpshme nga demokratët, dhe mezi pret të vazhdojë punën e tij në emër të popullit amerikan në vitin 2020 dhe më tej.”– tha Grisham.
Senati me shumicë të republikanëve votoi 52 me 48 për ta liruar Presidentin nga akuza e parë se kishte bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën në këmbim të asaj që demokratët pretendojnë se ishin hetime të motivuara politikisht.
Votimi për akuzën e dytë, pengim i Kongresit, përfundoi me rezultatin 53 me 47.