Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Këshillin e Atlantikut, akuzon BE-në për hipokrizi: Më e ndershme të thonë se s’janë ata gati


Në Këshillin e Atlantikut, kryeministri Edi Rama ka folur si kryetar i Kryesisë së OSBE lidhur me negociatat dhe problemet e Shqipërisë.

Rama pranon se Shqipëria ka probleme si krimi dhe korrupsioni, por sipas tij në vitet e fundit ka patur progres në këto drejtime sipas rregullave të BE-së.

Kryeministri shqiptar e akuzon BE-në për hipokrizi, duke thënë se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë por vendet anëtare nuk u dakordësuan sepse kanë problemet e veta dhe është BE-ja ajo që nuk është gati për negociatat.

 “Ne kemi probleme me krimin dhe korrupsionin, me transparencën e institucioneve, por të mos kishim këto probleme nuk do të ishim sot duke kërkuar  të bëhemi pjesë e BE. Këto probleme kanë ardhur duke u përmirësuar krahasuar me vite më parë, pasi është punuar shumë të ecim përpara dhe të krijojmë mekanizma të mirëfunksionimit sipas rregullave të BE. Reforma në drejtësi është një shembull. Kjo që po bëjmë tani drejtësia e re është reale, dhe është e mundur të realizohet. Ajo ka mbështetjen e  BE. Por integrimi nuk ka të bëjë më me ne, por me vetë vendet anëtare dhe këto ditët e fundit e treguan këtë gjë. Nuk ka të bëjë me ne, ka të bëjë me ata se çfarë duan ata për vetem e tyre.

Sigurisht ka një nivel hipokrizie pasi do të ishte më e sinqertë, më e ndershme po të thoshin ju keni bërë progres, por ne nuk jemi gati për ju në këtë moment, kjo do të ishte më e e drejtë e më e lehtë. Ne kemi probleme por këtu nuk po flasim për t’u bërë vend anëtar por për të hapur negociatat dhe këtë gjë Shqipëria i ka bërë hapa e duhur. Këshilli i Europës rekomandoi hapjen e negociatave pasi u bazua në faktet e shkruara në letër, por disa preferojnë atë lexojnë atë që shkruhet në gazetë.”– tha Rama.

“Ne nuk jemi ulur dhe nuk qajmë”, tha Rama duke shtuar se Shqipëria nuk po pret që të ndodhë ndonjë mrekulli.

Megjithë vonesat e vazhdueshme në hapjen e negociatave, Rama tha se vendi mbetet i përkushtuar për të ndjekur anëtarësimin në BE sepse “nuk ka asnjë alternative”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *