Real Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga Real Sociedadi. Ata janë mundur bindshëm nga Real Sociedad me rezultat 3-4
Skuadra e Zinedine Zidane ka dështuar për të fituar sot në Santiago Bernabeu ku ka humbur nga skuadra e kosovaro-belgut, Adnan Januzaj.
Pjesa e parë ishte Real Madrid që dominoi por Sociedad u treguan shumë më klinik para portës. Golin e parë e shënoi lojtari i Real Madridit i huazuar në Sociedad, norvegjezi Martin Oedegaard në minutën e 22-të.
Me rezultat të ngushtë përfundon pjesa e parë por që në pjesën e dytë kur u mendua që Real Madrid do të kthehet në lojë kjo nuk ndodhi.
Fillimisht ishte Isak që shënoi gol në minutën e 49 por që u anulua nga VAR. I njëjti lojtar shënoi dy gola për dy minuta, një në minutën e 54-të dhe një në të 56-ën për të arritur një epërsi komode prej 0-3 pa filluar minuta e 60-të, transmeton GazetaExpress.
Real Madridi reagoi në minutën e 59-të me anë të Marcelos për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje dhe rritur shpresat për barazim.
Të koncentruar në sulm për ta barazuar rezultatin Sociedad shënoi edhe golin e katër në minutën e 69-të me Mikel Merino.
Vinicius Junior do të shënonte një gol në minutën e 79-të por që edhe ky gol u anulua, por Real do të shënonte Rodrygo në minutën e 82-të.
Kur pritej që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat gjashtë minutat shtesë bëhen tepër interesant, pasi që në minutën e dytë shtesë të ndeshjes do të shënonte gol Nacho Fernandez.
Pavarësisht tentimeve në katër minutat e mbetur Los Blancos nuk arrin që të barazojnë, kështu që eliminohen nga Kupa e Mbretit që sigurisht ishte një ëndërr e tyre për një trofe këtë sezon.