Vendosni fjalën kyçe....

“S’e ndaj dot tualetin me një nxënës transgjinor” – 13 vjeçarja britanike padit shkollën në Gjykatën e Lartë


Disa shkolla britanike po përpiqen të jenë më të përshtatshme për nxënësit transgjinorë në kurriz të të tjerëve, ka pohuar një 13-vjeçare në dëshminë e dhënë në gjyq. Ajo thotë se udhëzimet e shkollës shkojnë kundër dëshirës së vajzave për intimitet, dinjitet dhe siguri.

Udhëzuesi i ri i Përfshirjes Trans, i lëshuar nga Oxfordshire County Council, shkurtin e kaluar udhëzon që nxënësit duhet të kenë qasje në tualete, dhoma ndërrimi, konvikte dhe hapësira të ngjashme, në përputhje me gjininë që ata identifikohen.

Një vajzë 13-vjeçare ka kundërshtuar rregullat, duke thënë se këshilli kurrë nuk u shqetësua të pyeste studentë jo transgjinorë si si ndiheshin ata.

‘Sipas këtyre udhëzimeve unë nuk kam të drejtë të intimitetit nga gjinia e kundërt në dhomat e ndërrimit, tualete ose gjatë udhëtimeve,’ tha ajo në dokumentet ligjore të paraqitura në Gjykatën e Lartë në Londër të enjten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *