Partia Kombëtare Skoceze (SNP) po përballet me një krizë pasi shefja e saj, njëkohësisht kryeministre e Skocisë, Nicola Sturgeon, pezulloi trashëgimtarin e saj nga partia.
Ministri i Financave u largua pasi u zbulua se kishte ‘bombarduar’ një nxënës 16-vjeçar me mesazhe të papërshtatshme për gjashtë muaj me radhë.
Derek Mackay, 42 vjeç, i cili pritej të bëhej Kryeministri i Skocisë në vend të Sturgeon-it, kontaktoi djalin në Facebook dhe Instagram verën e kaluar, duke e quajtur atë ‘me të vërtetë të lezetshëm’ përpara se t’i kërkonte të mbante sekret bisedën e tyre.
Por ai dha dorëheqjen disa orë para se të prezantonte sot buxhetin e SNP-së pasi nëna e djalit publikoi 270 mesazhet e shkëmbyera me djalin e saj të traumatizuar duke thënë se do shkonte në polici.
Kryeministrja Sturgeon i tha Parlamentit Skocez sot se sjellja e Mackay-y binte ndesh seriozisht me standardin e kërkuar nga një ministër, duke shtuar se ai ishte pezulluar nga partia dhe grupi parlamentar në pritje të hetimit të mëtejshëm.
Mackay ka dalë hapur si gay në vitin 2013 pasi u nda nga bashkëshortja.
Kjo është goditja e dytë e madhe për SNP-në, pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Alex Salmond një vit më parë. Salmond është akuzuar nga 10 gra për ngacmim seksual.