Ka shkuar në 41 numri i viktimave nga dy ortekë që goditën njëri pas tjetrit provincën Van në Turqinë verilindore.
Sipas autoriteteve përvec 41 viktimave, një pjesë e të cilëve janë punonjës të ekipeve të kërkim-shpëtimit, 75 persona janë plagosur, ndërkohë që operacionet për të mbijetuar vijojnë.
Orteku i parë varrosi një minibus në rrethin Bahcesaray të provincës Van të martën.
Ndërsa një ekip shpëtimi po shkonte të bashkohej me operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, orteku i dytë goditi automjetin e tyre duke shkaktuar 23 viktima mes tyre.