Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i avionit në Stamboll, tre persona kanë humbur jetën, 180 të plagosur


Tre persona kanë humbur jetën, nga aksidenti që ndodhi një ditë më parë në Turqi, ku një avion doli jashtë pistës dhe më pas shpërthyeu në disa pjesë.

Agjencia e lajmeve turke “Anadolu Agency”, shkruan se ndryshe nga sa u raportua në fillimin, tre persona kanë humbur jetën dhe 180 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aeroplani doli jashtë pistës në aeroportin ‘Sabiha Gokcen’ në Stamboll, Turqi. Avioni i përkiste kompanisë me çmime të lira, Pegasus Airlines. 

Sipas kompanisë ajrore, në bord ndodheshin 22 pasagjerë të huaj nga 12 vende. Pjesa tjetër ishin të gjithë shtetas turq.

Pasi zbriti jashtë pistës, aeroplani u zhvendos rreth 50 metra. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se avioni është ndarë në dy pjesë ndërsa flakët kanë përfshirë trupin e tij. Pasagjerët u panë duke u nxjerrë përmes një çarjeje të madhe në anën e avionit.

Aeroporti, i cili u mbyll pas aksidentit, sot është rihapur për fluturime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *