Vendosni fjalën kyçe....

Trenova: Reforma në Drejtësi dështim, anti-KÇK-ja katrahurë ligjore


Ish-prokurori i Gjykatës së Apelit, Gentian Trenova gjatë një interviste në studion e emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania foli rreth Reformës në Drejtësi si edhe nismën e qeverisë “Anti-KÇK”.

Që nga miratimi i Reformës në Drejtësi kemi pasur vetëm regres shprehet ish-prokurori pasi sipas tij deri më tani kemi parë zvarritje të gjykimeve dhe mohim të të drejtave të njeriut.

“Kemi që në vitin 2016 që dëgjojmë këngën e reformës në drejtësi. Jemi në vitin 2020 dhe kemi bërë vetëm hapa pas, nuk po shohim rezultatet që janë premtuar. Jemi në regres në të gjitha aspektet, qoftë në aksesin në gjykatë, zvarritje të gjykimeve, mohim të të drejtave, zvarritje të hetimeve dhe çdo gjë që është bërë për reformën në drejtësi është bërë duke sakrifikuar të drejtat e qytetarëve”- u shpreh Trenova.

Më tutje, Ternova theksoi se mbështetja e të huajve ndaj Reformës justifikohet sepse ajo është financuar prej tyre.

Kam qenë kundër edhe përpara se të niste zbatimi sepse ka qenë një projekt absurd dhe nuk mund të realizohej. Dhe koha e tregoi, çdo gjë do të shkojë drejt dështimit. Asgjë nga ato që është premtuar nuk është realizuar. Të huajt? Janë paratë e tyre dhe ata do të duhet të justifikojnë paratë. Është dhe karriera e tyre në mes. Ata janë pjesë e një misioni”- tha më tej ish-prokurori.

Ndërsa lidhur me aktin normativ që njihet si paketa anti-KÇK, Trenova u shpreh se gjitha është një katrahurë ligjore. Sipas tij përveç se ka përplasje me Kushtetutën dhe ligje të tjera, akti ka përplasje dhe me nenet e veta.

Ai thekson se akti nuk duhet të kishte kaluar me procedurë të përshpejtuar pasi Kushtetuta nuk e lejon në rastet kur ka dispozita të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale. Në të tilla raste, ai tha se nevojitet miratim me 3/5 në Parlament.

Është absurd të zbatohet ky akt normativ, vetëm ideja se mund të bëhet një ligj i kësaj natyre është një regres për shoqërinë, shtetin dhe funksionimin e demokracisë. Nuk mund  te kufizosh te drejtat e njeriut duke u justifikuarës nuk po bej dot reformën. Shteti nuk është qëllim në vetëve, shteti është në funksion të qytetareve”- përfundoi ish-prokurori Trenova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *