Lirohet nga burgu një nga protagonistët e çështjes ‘Babalja’, Fredi Alizoti i cili u akuzua se imitonte zërin e Agron Xhafajt.
Gjykata vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim, që i ishte dhënë nga Gjykata e Tiranës me akuzën për dëshmi të rreme.
Alizoti e ka shlyer dënimin, duke qenë se i është llogaritur edhe koha që ka qëndruar në ambientet e paraburgimit.
Audiopërgjimi i publikuar në maj të 2018-ës nga ish-deputeti Ervin Salianji, shkaktoi debate të mëdha në politikën shqiptare.
Përmes audios, opozita pretendonte se ministri i Brendshëm i asokohe, Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg në Itali, në trafikimin e lëndëve narkotike.
Pas audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Nën hetim u mor dhe Ervin Salianji që publikoi i pari videon.