Vendosni fjalën kyçe....

Administrimi i hapësirës ajrore të Kosovës i besohet Islandës


KFOR-i e Islanda kanë arritur marrëveshjen që i jep kësaj të fundit të drejtën e menaxhimit të hapësirës së ulët ajrore të Kosovës.

Në emër të Kosovës marrëveshja është nënshkruar nga komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Michele Risi, ndërsa në emër të Islandës firmën e ka hedhur, Arnor Sigurjonsson.

Njoftimi është dhënë nga KFOR-i ku shtohet se bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ultë ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve për dhe nga aeroporti i Prishtinës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *