Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës, Gjykata lë në burg Ardian Doçajn


Ardian Doçaj i akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës është lënë në burg nga Gjykata. Gjykata i ka dhënë masën “arrest me burg” për Doçaj.

Doçaj u shpall në kërkim në fillim të shkurtit bashkë me Aldo Majnishtën dhe Artan Doçaj’ të dyshuar si anëtarë të grupit Dukagjini që morën pjesë në vrasjen e Jan Prengës më 17 janar.

Pasi OFL i sekuestroi banesën, Ardian Doçaj u rikthye në Shqipëri pasi ishte jashtë vendit dhe iu dorëzua autoriteteve në pikën kufitare të Hanit të Hotit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *