Vendosni fjalën kyçe....

“Do jemi të pavarur” – Lideri i Katalonjës flet para takimit me kryeministrin spanjoll


Ndarja e Katalonjës nga Spanja është absolutisht e pakthyeshme, tha udhëheqësi rajonal, Quim Torra, duke shtuar se ai është gati të negociojë datën e një referendumi të ri të pavarësisë me qeverinë qendrore në Madrid.

Torra u takua me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në Barcelonë të premten për të përvijuar axhendën për bisedimet mbi të ardhmen e Katalonjës që do të zhvillohen më vonë në shkurt. Ata janë takuar për herë të parë në mbi një vit pasi bisedimet e mëparshme u rrëzuan në fund të vitit 2018.

Por duket se Madridi dhe Barcelona po shkojnë në tryezën e bisedimeve me qëndrime krejt të kundërta. Sanchez, i cili kundërshton me forcë idenë e pavarësisë së Katalonjës dhe një referendum të ri, tha se ‘ajo që propozon qeveria e Spanjës është rifillimi.’

Por Torra i tha Reuters se nuk po kërkon një rifillim, pasi ndarja e rrugëve me Spanjën është absolutisht e pakthyeshme.

‘Nedo jemi të pavarur.’ – tha ai për Reuters.

‘Zgjidhja e ‘konfliktit të nxehtë’ midis Barcelonës dhe Madridit do të thotë të lejosh katalanasit të vendosin të ardhmen e tyre në mënyrë demokratike dhe paqësore,’ shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *