Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi pritet nga Senatori amerikan gjatë vizitës në SHBA


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, që ndodhet për një vizitë në SHBA është takuar me senatorin e Michigan-it, Gary Peters.

Ajo shkruan se në Michigan jeton një komunitet i mirëintegruar shqiptar ndërsa Peters është bashkëkryetari i “The Albanian Caucus” në Senatin amerikan.

‘Në vijim të vizitës në SHBA, u takova me Z. Gary Peters, Senator i Michiganit. Në Michigan jeton një komunitet shumë i madh dhe i mirë integruar shqiptar. Z. Peters është edhe Co-Chair of “The Albanian Caucus” në Senat. Në këtë takim bashkë me Z. Peters diskutuam për sfidat e Shqipërisë, shtimin e bashkëpunimit, duke marrë në konsideratë të dyja funksionet e tij, edhe për të rritur vëmendjen e Senatit amerikan përmes “Albanian Caucus”, por edhe me shqiptarët në zonën prej ku z.Peters është zgjedhur.’ – shkruan Kryemadhi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *