Vendosni fjalën kyçe....

Meta për “Zërin e Amerikës”: Lufta ndaj krimit duhet bërë çdo ditë, jo me fushata


Presidenti Meta ka deklaruar se lufta ndaj krimit dhe sekuestrimi i pasurive të vendosura nga veprimtaria kriminale duhet të jetë e përditshme dhe jo të bëhet me fushata.

Kreu i shtetit komentoi në një intervistë për Zërin e Amerikës të ashtuquajturën paketa anti-KÇK, pjesë e së cilës është edhe Operacioni Forca e Ligjit.

Ai tha se ligjet kundër krimit e pasurive të vëna prej tij janë ndërsa tha se operacioni në fjalë mund të çojë në mbivendosje.

‘Lufta kundër krimit është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata. Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty. Askush nuk e pengon qeverinë të ngrejë Task-Forca të vazhdueshme. Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcmit të ligjit’, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *