Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë ish-vrasësi kryesor që i shërbeu Pablo Escobar-it, ekzekutoi më shumë se 300 persona


Një ish-vrasës që ka i ka shërbyer trafikantit kolumbian të drogës Pablo Escobar, vdiq të enjten nga kanceri në stomak, konfirmoi një burg në Kolumbi.

‘Raportohet se Jhon Jairo Velasquez  ‘Popeye’, vdiq herët në mëngjes në spitalin e burgut. I burgosuri ishte shtruar në spital që nga 31 dhjetori 2019 dhe vuante nga kanceri në stomak,’ thuhet në njoftim.

Ish-vrasësi kryesor i kartelit të drogës Medellin kaloi 23 vjet burg pasi u kap në 1991.

Ai u dënua për vrasjen e më shumë se 300 njerëzve dhe ndihmën për vrasjen e të paktën 3000 personave të tjerë. Ai gjithashtu u dënua për pjesëmarrje në vrasjen e ish-kandidatit presidencial Luis Carlos Galan.

Në maj të vitit 2018, Jairo Velasquez u kap pasi autoritetet thanë se ai ishte akoma duke kryer krime dhe u mbajt për më shumë se një vit në burgun e sigurisë maksimale të Valledupar, i akuzuar për grabitje.

58-vjeçari që ka shërbyer si vrasëx ishte një nga të mbijetuarit e fundit të kartelit të drogës së Medellin-it,një nga organizatat kriminale më të frikshme në vitet 1980 dhe 1990.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *